Biznes Albania mori pjesë në takimin e organizuar sot nga ILO, IOE dhe AREC ( Qëndra Rajonale e Organizata të Punëdhënsve të Rajonit). Gjatë këtij takimi online u prezentuan sfidat e biznesit dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me situatën aktuale të shkaktuar nga Covid- 19 në secilin vend dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe suportit që do të japin këto organizata ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve në shërbim të krijimit të lehtësirave të komunitetit të biznesit, punësimin, teleworking, dixhitalizimin etj. Ky takim është i rëndësishëm për forcimin e rrjetit të Organizatave të Punëdhënsve të Rajonit në shërbim të komunitetit të biznesit.