Lajme

Dyfisho Sipërmarrjen Tënde

Sot u zhvillua prezantimi i Programit Kombëtar "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde", një nismë e Qeverisë Shqiptare që synon të krijojë mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për fermerët, duke mbështetur investimet në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, sektorit bankar, komunitetit të biznesit dhe organizatave ekonomike, të cilët diskutuan mbi mundësitë që ofron programi për zhvillimin e sipërmarrjes dhe rritjen e investimeve në fusha si bujqësia, turizmi, industria, teknologjia, energjia dhe ekonomia e gjelbër.

Përmes paneleve tematike u prezantuan instrumentet e reja të financimit, kushtet e përfitimit dhe perspektivat që ky program krijon për forcimin e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve shqiptare.

Kontakte

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355682082666

E-mail : info@biznesalbania.org.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4, Tirana / Albania

fb.com/biznes.albania.1