Biznes Albania merr pjesë në takimin konsultativ rajonal të organizuar nga ILO Projekti “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet në punë përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit”. Takimet kosultative do të shërbejnë si forume për shkëmbimin e informacionit, reflektimin kolektiv mbi çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të punës dhe garantimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë punëmarrësit.