Lajme

BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë pjesë e GLAD dhe Torino Global Skills Summit 2026

BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë (DHKZ) morën pjesë në programin GLAD të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF) dhe në Samitin “Torino Global Skills Summit 2026”, dy aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuara në zhvillimin e aftësive, përmirësimin e sistemeve të formimit dhe përafrimin e tyre me nevojat e tregut të punës. Në këto aktivitete, të dy organizatat u përfaqësuan nga z. Koli Sinjari, Drejtor Ekzekutiv i BiznesAlbania dhe Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Pjesëmarrja në këto aktivitete krijoi mundësi për shkëmbimin e përvojave, njohjen me praktikat dhe zhvillimet më të fundit në fushën e aftësive, si dhe forcimin e dialogut ndërmjet përfaqësuesve të biznesit, institucioneve dhe partnerëve socialë. BiznesAlbania dhe DHKZ vlerësojnë zhvillimin e aftësive profesionale si një element thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, forcimin e sektorit të zejtarisë dhe përballimin e sfidave të tregut të punës. Të dy organizatat do të vijojnë të kontribuojnë në përcjelljen dhe integrimin e përvojave të fituara në Torino në dialogun me institucionet dhe partnerët socialë, duke mbështetur zhvillimin e një sistemi të formimit profesional më të orientuar drejt kërkesave reale të tregut të punës dhe nevojave të biznesit shqiptar.

Kontakte

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355682082666

E-mail : info@biznesalbania.org.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4, Tirana / Albania

fb.com/biznes.albania.1