Lajme

Sipërmarrja dhe Vetëpunësimi: Fondi i Mikrokredive të Biznesit, Thirrje për përzgjedhjen e përfituesve

Thirrja për “Vetë sipërmarrjen dhe Vetëpunësimin: Fondi i Mikrokredive të Biznesit” është pjesë e nismës "Rezistenca margjinale: modeli i ekonomisë qarkulluese për zhvillimin e profesioneve specifike të territorit" (më tej referuar si “Projekti’) – e identifikuar me kodin AID 012314/02/5 – aprovuar dhe miratuar për financim në kuadër të Thirrjes për dhënien me koncesion të kontributeve për nismat e paraqitura nga autoritetet vendore për "Promovimin e partneriteteve territoriale dhe zbatimin territorial të Agjendës 2030" Fletorja Zyrtare e Republikës Italiane, datës 27 dhjetor 2019, nr. 302.
Projekti kryhet në Partneritet Territorial me subjektet e mëposhtme: Rajoni i Pulias si Partner Kryesor, Qarku i Vlorës, Bashkia e Vlorës dhe Bashkia e Himarës, si Palë përftuese; Administrata e Provincës së Leçes, Bashkia e Casalvecchios në Rajonin e Pulias, Grupi i Nismave Lokale (GAL) Meridaunia dhe Biznes Albania, si partnerë; Shoqata Kombëtare e Komunave Italiane (ANCI) Puglia, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës së
Republikës së Shqipërisë, si Partnerë të Asociuar. Projekti ka një kohëzgjatje totale prej 36 (tridhjetë e gjashtë) muajsh, duke filluar nga data 15 shkurt 2022.
Objektivi i përgjithshëm i Iniciativës është të orientojë proceset e zhvillimit të territorit drejt objektivave të Axhendës 2030 dhe të përmirësojë kapacitetin qeverisës të Autoriteteve Vendore të piketuara për planifikimin dhe zbatimin e politikave place - based apo e thënë ndryshe, politikave që bazohen mbi karakteristikat e territorit ku kryhen aktivitetet e projektit. Në veçanti, projekti ka këto qëllime:
− të përmirësojë kapacitetin planifikues, parë kjo nga perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese;
− të përmirësojë nivelin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nga administratat publike të piketuara, duke rritur potencialin socio-ekonomik lokal dhe prirjet specifike territoriale, në zbatim të parimeve të ekonomisë qarkulluese.

Këto objektiva do të mund të arrihen nëpërmjet kryerjes së një planifikimi në një zone të gjerë, i cili, në përpjekje për të promovuar veçantinë dhe karakteristikat lokale, do të kontribuojë gjithashtu edhe në reduktimin e hendekut territorial midis pjesës së brendshme tokës dhe bregdetit. Projekti përfshin zbatimin e një sërë aktiviteteve, siç janë:
 
Përcaktimi i një Plani Strategjik për Prirjet Territoriale, ose më saktë, një strategji për vlerësimin e karakteristikave lokale;
− Krijimi i një mikro qendre për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, pasi të jetë kryer një kursi trajnimi i përshtatshëm dhe të jenë ndjekur veprimet e duhura të marketingut;
− Krijimin e një mikro qendre të përpunimit të produkteve të qumështit, ku përfshihen aktivitete të kualifikimit të produkteve dhe nisja e start-up-eve të të rinjve, të aktivizuara nëpërmjet dhënies së mikro-kredisë;
− Aktivitete inovative të komunikimit, për t'i dhënë vizibilitet projektit dhe për të përforcuar rrjetin institucional të punës.
Me qëllim që të zbatohen kushtet lehtësuese të përmendura në këtë Thirrje, Provinca e Leçes dhe Biznes Albania, si partnere të Iniciativës, dhe Bashkia Himarë, si Kundër palë, kanë për qëllim të mbështesin nismat sipërmarrëse në funksion të qendrës së përpunimit të prodhimit të qumështit nëpërmjet instrumentit të mikrokredisë.
 
OBJEKTI DHE QËLLIMI I THIRRJES
Kjo thirrje ka si qëllim të përzgjedhë përfituesit e kushteve lehtësuese të kredisë për nismën "Vetë sipërmarrja dhe Vetëpunësimi: Fondi i Mikrokreditit të Biznesit".
Fondi i Mikrokredive ofron dhënien e kredisë me anë të ndërhyrjeve lehtësuese, duke mbështetur lindjen e bizneseve të reja apo forcimin e mikro bizneseve ekzistuese, si nëpërmjet stimujve të drejtpërdrejtë ashtu edhe nëpërmjet ofrimit të shërbimeve; mikrokredia ofron mbështetje financiare konkrete, veçanërisht për ata që nuk plotësojnë kushtet apo nuk kanë kapitalin pasuror për të hyrë në
tregun tradicional të kredisë. Instrumenti i mikrokredisë mundëson përmirësimin e procedurave për marrjen e kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë personat në disavantazh, ata që gjenden në situata të vështira sociale ose personat me nivel të ulët arsimor.
Mikrokredia ka për qëllim edhe krijimin e bizneseve rinore, si dhe forcimin e aftësive të orientuara drejt prodhimit dhe shitjes së produkteve të qumështit. Në zonën e Himarës, shumë familje jetojnë me të ardhurat e bizneseve të tyre të vogla bujqësore ose
thjesht falë punës së individëve, e cila zhvillohet në një kontekst të ekonomisë informale; vështirësia për të marrë kredi bankare për shkak të pamjaftueshmërisë ose mungesës së garancive reale dhe për shkak të përmasave jo të mëdha të sipërmarrjeve, të cilat konsiderohen si shumë të vogla nga bankat tradicionale, nuk i jep mundësinë këtyre aktivitete prodhuese të nisin dhe të zhvillohen lirshëm sipas rregullave të tregut. Në veçanti, i referohemi atyre aktiviteteve në sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë që shpesh neglizhohen nga ligjet kombëtare që përmbajnë lehtësira për këto biznese, por që me kalimin e kohës, kanë marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe dhe shpesh përfaqësojnë elementin diskriminues për suksesin e një territori, duke pasur parasysh madje edhe inovacionin e fuqishëm të procesit dhe të produktit, në të cilin këta sektorë janë të interesuar për kalimin nga sistemi tradicional në atë të mekanizuar dhe atë të prodhimit industrial. Shërbimet e kualifikimit për prodhimin ekzistues të produkteve të qumështit do të aktivizohen nëpërmjet përmirësimit të standardeve të prodhimit, me ndihmën e pajisjeve që kujdesen për aspektet higjieno-sanitare dhe cilësore të produkteve. Do të vihen në punë aksione që lehtësojnë futjen e produkteve në tregun vendas dhe atë kombëtar, si dhe aksione për njohjen e certifikimit, në bazë të protokolleve të prodhimit dhe përfshirjen e organizmave certifikues në Shqipëri për rritjen e vlerës së produkteve tipike lokale të qumështit. Kjo lloj mbështetjeje do t'u jepet sidomos fermerëve dhe blegtorëve që operojnë tashmë në zonë.
 
Klikoni për të shkarkuar Formularin e Aplikimit dhe Thirrjen e Plotë: 
 
 
 

Kontakte

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355682082666

E-mail : info@biznesalbania.org.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4, Tirana / Albania

fb.com/biznes.albania.1