Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve(EEN)

imageRrjeti Europian i Ndërmarrjeve(EEN), si rrjeti më i madh në botë për konkurrueshmërinë dhe sipërmarrjen, mbështet kompanitë e vogla dhe të mesme për të përfituar sa më shumë nga mundësitë e të bërit biznes në Bashkimin Europian. Ky rrjet është themeluar në vitin 2008 si pjesë e Programit për Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (CIP) dhe në janar 2015 është bërë pjesë programit COSME për shtatë vjet i cili ka si synim për të nxitur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve europiane. EEN është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së për të nxitur rritjen e bizneseve dhe punësimit duke ofruar shërbime për NMV-të  si dhe burime për biznese të tjera, universite dhe qendra kërkimore.

Ky rrjet përbëhet nga 535 organizata në EU28 dhe 6 shtete të cilat marrin pjesë në COSME (Turqi, Islandë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Shqipëria dhe Moldavia) duke mbuluar çdo rajon të këtyre vendeve. Përveç këtyre në rrjet janë edhe 98 qendra të bashkëpunimit për biznesit në 29 shtete jashtë Bashkimit Europian (sot 63 shtete).

Duke u bazuar në “Aktin e Biznesit të Vogël për Europën (SBA)”, i cili përcakton kornizën e politikave të BE-së për forcimin e NMV-ve. Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve kontribuon në një sistem të NVM-ve në mbështetje të Shteteve Anëtare të BE-së dhe rajoneve të tyre për t’i ofruar kompanive shërbime me cilësi të lartë.

Për këtë qëllim, Rrjeti ofron shërbime mbështetëse me vlerë të shtuar për biznesin që ndihmojnë NVM-të të bëjnë biznes në Tregun Unik të BE-së dhe kanë si qëllim të përmirësojnë konkurrencën e NVM-ve Europiane. Në të njëjtën kohë, Rrjeti mund të ndihmojë në arritjen e objektivave për mbështetjen e NVM-ve që kanë të bëjnë me programe të tjera të BE-së (Horizon 2020, Europa Kreative, Programi për Bashkëpunimin Territorial Europian, etj) dhe inkurajohet që të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi më të fortë që mbështet NVM-të në rajonet e Bashkimit Europian – duke krijuar sinergji, aty ku është e përshtatshme, me Fondet Europiane Strukturore dhe të Investimit (ESIF) si dhe Fondet Sociale Europiane (ESF).

Shqipëria është pjesë e EEN që nga viti 2012 si një konsorcium i kryesuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) së bashku me Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) dhe Agjencinë Rajonale të Zhvillimit (ARZh). Krijimi i këtij konsorsiumi ka si qëllim mbulimin e tre dimensioneve të bashkëpunimit: bashkëpunim biznesi, bashkëpunim teknologjik dhe bashkëpunim kërkimor, si dhe përfshirjen e institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal. Në këtë mënyrë mund të garantohet një rrjet i plotë shërbimesh të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e kompanive shqiptare.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) është një mundësi shumë e mirë për NVM-të shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe zgjerimin në tregje të reja dhe ka si qëllim të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare që të shfrytëzojnë mundësitë për të bërë biznes. Gjithashtu ndërmarrjet shqiptare mund të përfitojnë nga bashkëpunimet e mundshme për të kërkuar partnerë për transferim inovacioni dhe teknologjie të cilat do të ndimojnë në rritjen e qëndrueshme të tyre për t’u bërë më konkurruese në ofrimin e produkteve apo shërbimeve të tyre për eksport.

Ky rrjet bashkon rreth 600 organizata në mbështetje të biznesit nga më shumë se 60 shtete duke shërbyer si një sportel me një ndalesë për nevojat e bizneseve në kërkimin e partnerëve ndërkombëtarë nga një databazë e cila përmban mbi 7,000 profile kompanish ku kompanitë shqiptare mund të gjejnë një partner potencial. Anëtarësimi në këtë rrjet do të lehtësojë aplikimin për fondet e BE-së për projekte të ndryshme bashkëpunimi dhe për të teknologjitë e reja si dhe do të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të financuar bizneset shqiptare për të përfituar sa më shumë nga mundësië për biznes të Tregut Unik i BE-së.

Organizatat tona anëtare përfshijnë dhoma të tregtisë dhe industrisë, qendra të teknologjisë, institute kërkimore dhe agjenci zhvillimit. Shumica e tyre mbështësin bizneset lokale për një kohë të gjatë. Ata i dinë pikat e forta dhe nevojat e klientëve të tyre për të bashkëpunuar me Europën.

Që nga krijimi i tij, ky rrjet ka kontribuar në tërheqjen e 60,000 klientëve drejt eventeve ndërmjetësuese ndërkombëtare, organizimin e 19,000 eventeve lokale duke tërhequr disa mijëra kompani të vogla dhe të mesme në botë, mbi 4,000 evente ndërmjetësimi si dhe misione biznesi, si dhe ka kontribuar në firmosjen e mbi 2,900 marrëveshjeve partneriteti ndërmjet bizneseve.

EEN ofron shërbime për kompaninë tuaj në fushat e mëposhtme:

  • Ndërkombëtarizim
  • Transferimi Teknologjie
  • Qasje në financim
  • Financimi i Kërkimit
  • Këshilla mbi ligjin dhe standardet e BE-së
  • Pronësia intelektuale dhe patentat
  • Paketa mbështetëse për SME-të inovative