Misioni dhe prioritetet

Qëllimi, misioni dhe prioritetet e krijimit të Shoqatës “BiznesAlbania”
Qëllimi i krijimit të “BiznesAlbania” është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të BiznesAlbania, të grupuar në shoqata/organizata kombëtare, rajonale, sektoriale ose federata në të gjitha organet shtetërore publike dhe qeveritare, vendimmarrëse ose konsultative, aktuale dhe ato që do të krijohen në të ardhmen.

“BiznesAlbania” është një Shoqatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, jo-politike, jo-partiake.

Vlera themelore mbi të cilën është ndërtuar “BiznesAlbania” është solidariteti midis antarëve të saj.

Strategjia kryesore e “BiznesAlbania” për implementimin e një programi reformash, është lobimi me vendimmarrësit: qeveri, parlament, media, shërbimet publike, dhe të gjitha llojet e grupeve të interesit përfshirë sindikatat, organizatat e konsumatoreve, grupet e mbrojtjes së mjedisit, etj.

Dialogu Social është i vetmi mjet specifik për “BiznesAlbania” në strategjinë e saj të lobimit.

Prioritetet kryesore të “BiznesAlbania” në mbrojtjen e interesave të biznesit janë:

1) Nxitja e iniciativave ligjore për përmirësimin e legjislacionit në të gjitha fushat që lidhen drejtpërdrejt ose jo me biznesin.
2) Nxitja dhe favorizimi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe i veprimtarive të BiznesAlbania jashtë vendit.
3) Sigurimi i një përfaqësie të vetme dhe të koordinuar të BiznesAlbania në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
4) Etj.