Kush jemi

BiznesAlbania është një Shoqatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, jo-politike, jo-partiake e krijuar me iniciativen e shoqatave kryesore qe operojne ne Shqiperi. Ajo u themelua ne vitin 2010.Vlera themelore mbi të cilën është ndërtuar “BiznesAlbania” është solidariteti midis antarëve të saj.

Qëllimi i krijimit të “BiznesAlbania” është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të BiznesAlbania, të grupuar në shoqata/organizata kombëtare, rajonale, sektoriale ose federata në të gjitha organet shtetërore publike dhe qeveritare, vendimmarrëse ose konsultative, aktuale dhe ato që do të krijohen në të ardhmen.

Strategjia kryesore e “BiznesAlbania” është lobimi me vendimmarrësit: qeverine, parlamentin, media, shërbimet publike, dhe të gjitha llojet e grupeve të interesit përfshirë sindikatat, organizatat e konsumatoreve, grupet e mbrojtjes së mjedisit, etj. Dialogu Social është i vetmi mjet specifik për BiznesAlbania në strategjinë e saj të lobimit.