Lakeroutes.com

Lakroutes.com

Projekti : “Itineraret ndërkufitare për fuqizimin e sistemit turistik dhe zhvillimin e turizmit”

Ky projekt është i programit IPA ndërkufitar dhe synon nxitjen e  një oferte të vazhdueshme turistike dhe kulturore , zgjerimin dhe diversitetin e ofertave për rrugët turistike dhe kulturore rreth liqenit  të Shkodrës , Podgoricës ku në  fokus të  vecantë është liqeni i Shkodrës, për nxitjen  dhe krijimin e modeleve të reja dhe cilesore të ofertës turistike në liqenin e Shkodrës , fuqizimin e kapacitetve për target grupet e synuara nëpërmjet krijimit të një klime pozitive sa më të mirë ekonomike.

Grupet kryesore të synuara në këtë projekt janë operatorët turistike ,operatoret dhe sipermaresit artisanë ,ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ,organizatat partnere, mediat  dhe  banorët rreth liqenit të Shkodrës  në të dyja anët e kufirit .

Implementimi i projektit do të ketë ndikim për banorët që jetojnë në zonat e përfshira rreth liqenit duke nxitur , promovuar dhe përmirësuar ofertat turistike aktuale për të nxitur numrin e turistve vëndas dhe të huaj. Gjithashtu do të zhvillohen dhe  trajnime dhe seminare për operatorët turistikë dhe  sipermarresit e këtij rajoni.