IOE

ioeIOE është Organizata Ndërkombëtare e Punëdhënësve, e cila
është krijuar në vitin 1920 , sot përbëhet nga anetarë të 150 organizatave kombëtare të punëdhënësve në 143 vende të botës dhe keshillues në rajonet e Europe , Amerike , Afrike, Azia .

Cfarë është IOE?
Është organizate gjithëpërfshirëse dhe vepron si sekretariat për grupin e punëdhënësve . IOE është i vetmi organ i njohur që përfaqson interesat e punëdhënësve në cështjet sociale dhe politikat ndërkombëtare të punës.

Misioni
IOE ështe krijuar për të mbështetur dhe përfaqësuar komunitetin e biznesit në të gjithë botën për të nxitur politika dhe qëndrueshmëri në biznes , në federatat e politikave sociale në nivele të larta si G20, ILO etj .

IOE është zëri i biznesit në debatin e politikave mbi cështjet sociale të organizatave internacionale të punës , në sistemin e OKB dhe shumëanshmëri në samitin G20 dhe në proceset e tjera të zhvillimit.

IOE influencon në klimën si të bëjmë biznes , përfshirë mbrojtjen në kuadër të rregullimit në nivel ndërkombëtar për të favorizuar sipërmarrësit , zhvillimin në sektorin privat ,punen e denje, krijimin e punës së qëndrueshme,mbrojtjen e shendetit ne pune etj.