Forcimi i Dialogut Social per Vendet e Ballkanit Perendimor

Projekti 1

Fuqizimi i Dialog​ut Social ne Vendet e Ballkanit Perendimor

BiznesAlbania eshte partnere e  projektit “​Fuqizimi i Dialogu​t Social në vendet e Ballkanit Perëndimor” e  financuar nga Komisioni Evropian. Partnerët pjesëmarrës në implementimin e projektit janë organizatat e punëdhënësve të, Maqedonisë, Serbisë, Republikës Sërbska, Bosnje dhe Hercegovinës.  Federate e Punedhenesve te Malit te Zi eshte li​d​er I projektit.

​Q​ëllimi i projektit është të forcojë kapacitetet e partnerëve socialë në vendet respektive të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e dialogut social në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me BE në këtë fushë.Grupet e synuara të projektit janë organizatat e punëdhënësve së bashku me kompanitë e tyre anëtare, sindikatat dhe qeveritë në vendet pjesëmarrëse.

Forcimi i kapaciteteve të partnerëve socialë në vendet pjesëmarrëse për të kontribuar në zhvillimin kombëtar dhe rajonal të dialogut social dhe harmonizimit me rregullimin e BE-së (Shqiperi, Mali i Zi,  Serbi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine)

Ngritja e kapaciteteve të partnerëve socialë për një pjesëmarrje të mëtejshme në një proces të krijimit të mjedisit të qëndrueshëm për zhvillimin e NVM-ve dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për punëtorët, duke përfshirë kushtet e punës dhe marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve.

Zbatimi i Acquis Communautaire në fushën e dialogut social në vendet partnere:

Për të forcuar ndikimin e dialogut social mbi vendimmarrësit dhe legjislacionin që lidhet me bërjen e biznesit në vendet e përfshira në projekt dhe për të përmirësuar ndikimin e Këshillit Socialo Ekonomik në të gjitha vendet;

Per përmirësimin e dialogut social lokal nëpërmjet punës më të mirë të këshillave lokale sociale dhe ekonomike;

Për të rritur njohuritë e grupeve te synuara (organet qeveritare, organet e qeverisjes vendore, punëdhënësit dhe punëtorët, qytetarët, OJQ-të, mediat dhe grupet e tjera) për rëndësinë e dialogut social;

​ ​

Projekti  2

Fuqizimi i Dialog​ut Social ne Vendet e Ballkanit Perendimor

Aktivitetet kryesore që duhet të realizohen në kuadër të projektit janë:

  •  6 workshope kombëtare në dialogun social (workshope trepalëshe);
  • 6 diskutime ne panele kombëtare për çështjet lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë ( OSH)me përfshirjen e ekspertëve të BE-së;
  • Prezantime te publikimeve dhe fletëpalosjeve për OSH;
  • Shkolla e Dialogut Social të organizuar në Shkup;
  • Krijimi i videos në të gjitha vendet e projektit me qëllim promovimin e dialogut social;
  • Krijimi i buletinit elektronik që ka për qëllim prezantimin e ndryshimeve në fushën e dialogut social;
  • Konferenca rajonale në Podgoricë;
  • Përditësime të internetit që do të japin të gjithë informacionin rreth projektit dhe situaten në fushën e dialogut social të cdo vendi.

​Projekti 3

Fuqizimi i Dialog​ut Social ne Vendet e Ballkanit Perendimor

Dialogu social ne niveli kombëtar dhe te BE-së;

– Ekonomia informale – Përvoja e BE-së;

– Ekonomia informale – përvoja kombëtare;

– Papunësia e të rinjve – Përvoja e BE-së;

– Papunësia e të rinjve – përvoja kombëtare;

– Paraqitja e rasteve të shembujve të suksesit

– Marrëveshje Kolektive sipas Degeve;