Business Europe

BUSINESSEUROPE, ose e quajtur ndryshe, Konfederata e Biznesit Evropian, është zëri i më shumë se 20 milionë kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha. Anëtarët BUSINESSEUROPE’s janë 40 federata qendrore industriale dhe të punëdhënësve nga 34 vende, duke punuar së bashku për të siguruar rritjen dhe konkurrencën në Evropë.

Çfarë është BUSINESSEUROPE?• Konfederata e biznesit evropian, përfaqësues prej më shumë se 20 milionë,kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha

Misioni: “Avokati i një klime të favorshme dhe mjedisi konkurrues të biznesit, për të nxitur rritje ekonomike të qëndrueshme ”

Vizioni i strategjisë së përgjithshme të BUSINESSEUROPE

1. Nevoja për një BE të vërtetë me bazë të gjerë dhe të integruar / hulumtimi është risia në këtë strategji;

2. Rritja e investimeve publike dhe private, me rritjen e mbështetjen e politikave publike

3. Nxitja e kërkesës për tregje të reja

4. Zbatimi qasjeve politike të integruara, duke gjeneruar një kuadër rregullator miqësor me biznesin

5. Orientim të fortë dhe të nevojshme në drejtim të adresimit të sfidave shoqërore

6. Debati / konsultimi forma për të vendosur në fokus sfidat ekonomike

7. “Qëndrimi konkurrues”, është një sfidë e shoqërisë

Të dhëna të tjera

Aktualisht janw mbi 20 milionw ndërmarrje në Bashkimin Evropian (BE-27).

Vetëm rreth 43.000 prej tyre ishin të ndërmarrjeve të mëdha, pra 0,2% e tyre.

Rreth dy të tretat e të gjithë punësuarëve në ekonominë private, jo-financiare janë gjetur në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Rreth 88 milion njerëz janë të punësuar nga SME-të.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), janë një pasuri e madhe e ekonomisë së BE-së. Ata përbëjnë mbi dy të tretat e totalit të punësimit në sektorin privat dhe luajnë një rol vendimtar në arritjen e treguesve të rritjes së BE-së, duke u bërë një element kyç në rritjen e vendeve të punës, parashikuar dhe nga dokumenti i Partneritetit i Lisbonës për zhvillim dhe vende të reja pune.

Numrin më të madh të SME-ve e ka Italia: 3.9 milionë të tilla. Të gjashtë vendet më të mëdha të marra së bashku (Itali, Francë, Gjermani, Poloni, Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar) llogarisin rreth për 13.8 milionë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME), shifër, e cila është sa 68% e të gjitha SME-ve në BE.

Kjo është një arsye më shumë që edhe ndërmarrjet shqiptare duhet të bëjnë pjesë në këtë grupim të madh si Businesseuropë, ku hartohen, ndiqen e korrigjohen politikat që ndikojnë në rritjen e punësimit dhe atë ekonomike të kontinentit të vjetër.