Aktivitet i antereve te BiznesAlbania “Konferenca e Asamblese Kombetare, te Shoqates se Prodhuesve te Bukes, Pasticerise dhe Brumrave

Konferenca Asamblesë Kombëtarem e Shoqatës Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave

Zhvillohet konferenca e Asamblesë Kombëtare e Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare janë përfaqësuesit më në zë të bukës, pastiçerisë dhe brumrave nga i gjithë vendi, me pjesëmarrjen jo vetëm nga qytetet kryesore por edhe nga qytetet e vogla dhe qendrat e banuara.

Konferencën e nderoi me pjesmarrjen e tij Z.Luan Bregasi, Kryetar i Biznes Albania.

Materialin në emër të Kryesisë e mbajti kryetari i Shoqatës, Z.Gëzim Peshkopia.

Si në material, ashtu edhe gjatë diskutimeve u theksua se ka arritje konkrete dhe tashmë është një panoramë krejt tjetër nga ajo e disa viteve më parë në biznesin e furrave të bukës, ku tashmë ato paraqiten si shërbime të plota për qytetarët duke ju ofruar atyre produkte dhe duke plotësuar nevojat në rritje për të gjithë gamën e  bukës, pastiçerisë dhe brumrave. Vetë kalimi në një stad më të lartë të prodhimit, të organizimit, investimet dinjitoze, formimi i lartë profesional, ka qënë vizioni jonë për të ardhmen, që ka sjellë një kulturë të re në shërbimet19029708_116697682257331_1132250391688108874_n tona dhe ka rritur gamën e produkteve dhe cilësinë e tyre në raport të drejtë me kërkesat dhe pretendimet e konsumatorit. Sot në treg ka një shumllojshmëri të madhe të prodhimeve të furrave të bukës dhe pastiçerisë që nga cilësia dhe shumllojshmëria janë të krahasueshme me prodhimet e kolegëve në vendet e zhvilluara të Europës.

Në konferencë u vu theksi në gjetjen dhe kërkimin  e formave dhe metodave bashkëkohore për të futur produktet e reja, për të rritur cilësinë dhe shumllojshmërinë e prodhimeve tona…në fund të fundit për të kënaqur klientët tanë. Biznesi i bukës dhe pastiçerisë është shumë i vështirë dhe delikat, por dhe i domosdoshëm për popullin. Kjo kërkon vëmëndje dhe angazhim shumë të madh nga ana jonë, por që kërkohet dhe një përkujdesje dhe vëmëndje më e madhe nga qeveria dhe institucionet. Në konferencë u theksua se kërkesat gjithmonë në rritje e konsumatorëve dhe klientëve tanë janë nxitja më e mirë për ne që të punojmë më shumë për të plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

Në konferencë doli nevoja e një pjesmarrje më të madhe të anëtarve të Shoqatës në aktivitete dhe panaire krahinore dhe zonale, për të ekspozuar produktet e tyre, si një element i rëndësishëm promocioni dhe bashkëpunimi.

Në konferencë u vu në dukje se politikat e qeverisë për nxitjen e arsimimit profesional kanë zbutur deri diku nevojat e bizneseve tona për specialistë filestarë dhe të mesëm. Në këtë drejtim edhe ne si Shoqatë kemi dhënë ndihmesën tonë pranë shkollave profesionale, duke kontribuar që studentët, për pjesën praktike të vijnë pranë ambjenteve tona të prodhimit.18922121_116697622257337_3771384585399792851_n

Në konference u vlersua vendimi ERE-s për të mos rritur cmimin e energjisë elektrike për furrat e bukës me gjithë praninë e disa frigoriferëve për shitjen e produkteve. Konferenca mbështeti nismën e Bashkisë, në mbrojtjen e mjedisit,  për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike.

Në konferencë doli detyra që të propozohet në organet përkatëse ndryshimi  ligjit lidhur me dhënien e masave administrative për moslëshim të kuponit tatimor, ku veçanërisht për furrat biznesi i madh kjo masë është e papërballueshme. Konferenca gjithashtu propozoi të rishikohen taskat vendore të biznesit të madh, pasi nuk i përgjigjen skemës reale në terren.

U sygjerua që të propozohet rishikimi i TVSh-së për bukën duke u barazuar me vendet e tjera të Europës.

19030208_116698072257292_3141044702849473587_nNë konferencë, i pranishëm Z.Luan Bregasi, gjatë fjalës së tij vlerësoi organizimin dhe forumet drejtuese të Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerise dhe Brumrave. Ai vuri theksin në prirjen positive të këtij gupimi, për të plotësuar dhe realizuar ambicjet e tyre. Në kohët e sotme, me problemet e shumta që përballet biznesi, është i nevojshëm organizimi dhe mbështetja tek njëri-tjetri. Kështu do të njihet më mirë legjislacioni dhe rregullat e biznesit, do të bëhën të ditura përvojat më të mira bashkëkohore dhe do të ketë rritje cilësore të produkteve.

Z.Luan Bregasi theksoi performancën e mirë të furrave të bukës dhe pastiçerive për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorit. Ai shprehu mbështetjen e vazhdueshmë që Biznes Albania i jep shoqatave dhe organeve të biznesit dhe premtoi që do të jetë gjithmonë në krah të prodhuesve të bukes , pastiçerise dhe brumrave për të realizuar kerkesat e tyre.

On June 13th, 2017, posted in: Lajmet e fundit by

Comments are closed.