Forumi “Kreditimi i ekonomise dhe shendeti afatgjate i sistemit bankar”

Në këtë forum Z.Bregasi theksoi: Vërehet me keqardhje që në këto 2-3 vitet e fundit që kriza është shfaqur, ka një ngadalësim dhe mungesë kreditimi të ekonomisë dhe projekteve të biznesit nga ana e bankave. Bankat kanë larguar nga sportelet e tyre jo vetëm entuziazmin e sipërmarrësve private, por edhe projektet të nevojshme për ekonominë e vendit. Rritja e standarteve të kreditimit është një e mire që mund të na e kishte kursyer situatën aktuale të kredive me problem, megjithatë dhe banka është biznes dhe si e tillë duhet të bëjë më shumë përpjekje për të shitur produktet e saj.

Disa nga shkaqet e mungesës së kreditimit të ekonomisë sipas këndvështrimit tonë do të ishin:

• Mungesa e projekteve zhvillimore me rentabilitet të mirë financiar nga ana e vetë sipërmarrjes. • Përqendrimi i biznesit, në menaxhimin më të mirë të ndërmarrjeve ekzistuese, të cilat janë kredituarnga bankat dhe kanë përgjegjësinë e kthimit të kredisë. • Kostot e larta të financimit të projekteve tona nga ana e bankave, përbën për sipërmarrjen një shkak tjetër për tkurrjen e kreditimit • Po kështu edhe rritja e kërkesave nga ana e qeverisë për të hedhur në treg instrumenta borxhi (në formën e bonove të thesarit), ka orientuar në mënyrë konseguente bankat drejt këtij investimi duke dhënë një kontribut më shumë për përkeqësimin e rënies së kredisë ndaj biznesit. Megjithatë në rast se shteti një pjesë të mire të fondeve që çliron nga shitja e bonove të thesarit, i kalon për shlyerje të një pjese të detyrimeve që ajo i ka biznesit (llogariten 200 milion euro), do të gjykonim si një veprim të mire të bankave blerjen e bonove të thesarit dhe çlirim të likujditeteve për biznesin. E ndihmon këtë edhe direktiva 7 e Komisionit Europian që detyron autoritetet publike që brenda 30 ditëve të paguajnë faturat e biznesit, në raste të jashtëzakonshme brenda 60 ditëve. Në rast vonese i detyron të paguajnë faturat 8% interes më shumë mbi normën bazë dhe me kërcënimin se nuk janë të autorizuara të bëjnë axhustime në këtë direktiv. • Një shkak tjetër që ka frenuar dhe ulur kreditimin e biznesit nga banka është dhe rritja e kredive të këqija. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që shumë projekte të biznesit u goditën nga kriza, shumë parashikime të planeve të biznesit u ngadalësuan.

Po të shohim me kujdes bizneset që vuajnë nga kreditë me problem, do të vërejmë dy grupime të mëdha,

– Biznese që vuajnë për shkaqe menaxhimi dhe administrimi nga drejtuesit dhe pronarët e tyre dhe, – Biznese që vuajnë për shkak të goditjes nga kriza të planeve të biznesit.

Këto 2 grupe biznesesh duhet të njihen nga banka dhe të trajtohen në mënyrë të diferencuar. Pra bankat duhet të dallojnë qartë bizneset që vuajnë për shkak të menaxhimit të keq dhe bizneseve që vuajnë për shkak të krizës.

Megjithë vështirësitë, biznesi është në punë. Ky grup i madh sipërmarrësish duhet të mbështetet nga bankat, të asistohen e ndihmohen për vënien në punë dhe sigurimin e suksesit të ndërmarrjeve të tyre. BiznesAlbania është e gatshme që të ndihmoj bankat me evidentimin e bizneseve që vuajnë për shkak të krizës.

Në fjalën e tij Guvernatori Z.Fullani, prezantoi paketën në ndihmë të kreditimit. Ai u ndal në masat ligjore që duhet të merren, të cilat do të kenë efekt direkt në uljen e nivelit të kredive të këqija, duke “çliruar” sektorin bankar. Në lidhje me nxitjen e kreditimit të ekonomisë ai vuri theksin tek politika monetare dhe në masat e vazhdueshme që ka marrë Banka e Shqipërisë për uljen e normës së intersit të lekut. Në fjalën e tij Z.Fullani i bëri thirrje edhe Qeverisë që të paguaj borxhet që ka ndaj biznesit.

On March 17th, 2013, posted in: Lajmet e fundit by

Comments are closed.